Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku janë përplasur disa automjete, për shkak të rrethanave ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete.
Si pasojë e përplasjes së fortë, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Burime nga vendngjarja konfirmuan se një shtetas i huaj ka humbur jetën.
Forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili është bllokuar për shkak të përplasjes.
/5pyetjet.al









