Policia greke ka arrestuar katër persona shqiptarë në Mykonos, të dyshuar për dhjetëra vjedhje në zona turistike dhe shtëpi private gjatë periudhës 6–20 gusht.
Grupi vepronte kryesisht natën dhe përdorte furgonë të marrë me qira për të grabitur para, bizhuteri dhe sende firmato, me një dëm të vlerësuar rreth 138,000 euro.
Një pjesë e mallrave u gjet e fshehur në shkëmbinj dhe u sekuestruan nga policia.
Të arrestuarit do të dalin nesër para hetuesit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë.