-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asllani largohet nga Interi: Fanella zikaltër do mbetet gjithmonë në zemrën time

Kryesoret

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i ka dhënë fund aventurës së tij me Interin, duke u transferuar te skuadra e Torinos.

Pas tre vitesh në radhët e zikaltrëve, Asllani zyrtarizoi largimin përmes një letre prekëse drejtuar tifozëve.

Në mesazhin e tij, Asllani e cilëson fanellën e Interit si një ëndërr fëmijërie që u bë realitet dhe falënderon klubin, shokët e skuadrës dhe stafin për mbështetjen gjatë kësaj kohe.

Ai shprehet se gjithmonë ka dhënë maksimumin për të nderuar këtë fanellë dhe se Interi do të mbetet përgjithmonë në zemrën e tij.

Transferimi i Asllanit te Torino vjen në kërkim të më shumë hapësirave dhe një roli më të rëndësishëm në fushë, në prag të sezonit të ri të Serie A.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit