Prej dy ditësh, flakët vijojnë të përpijnë sipërfaqen pyjore të Poros, pranë lagunës së Nartës.
Zjarri është përhapur në disa vatra, ndërsa zjarrfikësit, forcat e ushtrisë dhe emergjencat civile po punojnë për shuarjen e tij.
Dy helikopterë janë angazhuar gjithashtu në ndërhyrje nga ajri.
Era e fortë gjatë pasdites ka riaktivizuar disa nga vatrat e shuar më herët, ndërsa retë e dendura të tymit janë përhapur në drejtim të qytetit të Vlorës.