Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se nëse Lëvizja Vetëvendosje e konsideron deputetin Dimal Basha si përfaqësues të denjë, atëherë partia e tij do ta votojë pro për postin e kryeparlamentarit.
Në prag të seancës së re të Kuvendit, Krasniqi ka kërkuar që grupet parlamentare të takohen për t’u koordinuar për votimin e një kandidati për kryeparlamentar për të mundësuar konstituimin e Kuvendit.
Sipas tij, kjo edhe për t’u siguruar që VV-ja është e sigurt se ai është kandidat i denjë për ta votuar për kryeparlamentar.
“Mënyra se si e kanë propozuar në mënyrë tendencioze të befasishme nuk ishte për ta zgjedhur në të vërtetë ishte më shume taktizim.
Ne i qëndrojmë besnik qëndrimit tonë që e votojmë një kandidat qe nuk ka qenë pseë e ekzekutivit por kërkesa jonë si sot si atë ditë ka qenë t’i tregojmë Vetëvendosjes që me një kandidat të tillë e degradon”, ka thënë ai.
“Megjithatë nëse LVV-ja vertetë e konsideron se një kandidat i tillë si Dimal Basha është përfaqësuesi më i mirë i tyre atëherë PDK e voton.
Kërkojmë që të bëhen të përgjegjshëm dhe të propozojnë një kandidat më të denjë. Nëse nuk na lejojnë pauzën, do të ishte arbitraritet”.









