-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armenia dërgon kontingjent paqeruajtës në Kosovë, përforcon partneritetin me NATO-n

Kryesoret

Një kontingjent i trupave paqeruajtëse nga Armenia është nisur nga Yerevani drejt Kosovës për t’iu bashkuar misionit të KFOR-it.

Përcjellja e tyre u bë nga Zyrtari i lartë i mbrojtjes dhe Atashehu amerikan, koloneli Crowe.

Në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Armeni, theksohet se ky shtet ka dëshmuar në mënyrë të vazhdueshme përkushtimin e tij për paqen dhe stabilitetin rajonal, duke kontribuar me trupa në KFOR.

“Armenia mbetet një nga kontribuesit më të mëdhenj jo-anëtarë të NATO-s në KFOR, duke tejkaluar edhe disa shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së. Ky përkushtim i vazhdueshëm thekson rolin e Armenisë si një partner i besueshëm në operacionet rajonale të sigurisë dhe gatishmërinë e saj për të punuar përkrah forcave aleate”, thuhet në njoftim.

Senior Defense Official and Defense Attaché, COL Crowe, bid farewell to another contingent of the Armenian Peacekeeping Brigade deploying to Kosovo in support of NATO’s Kosovo Force (KFOR) mission.

Ambasada amerikane në Jerevan ka shtuar se është krenare të mbështesë kontributin e Armenisë në KFOR, duke e cilësuar atë si një hap në përforcimin e koalicioneve ndërkombëtare dhe partneritetit të sigurisë me Armeninë në rajonin e Kaukazit./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit