Presidenti amerikan Donald Trump, sulmoi ashpër miliarderin George Soros dhe djalin e tij, Alexander Soros, duke kërkuar që të ndiqen penalisht sipas ligjit RICO për mbështetjen e protestave të dhunshme në SHBA.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump i quajti “psikopatë” dhe paralajmëroi mbështetësit e tyre në bregun perëndimor të vendit.
“George Soros dhe djali i tij super-radikal majtist duhet të akuzohen sipas ligjit RICO për shumë veprime të dëmshme në të gjithë vendin,” shkroi Trump, duke shtuar se nuk do të lejojë që ata “të shkatërrojnë Amerikën”.
George Soros është një nga mbështetësit më të mëdhenj të iniciativave progresiste globalisht, ndërsa që prej vitit 2023, fondacionet e familjes drejtohen nga djali i tij, Alexander Soros.