Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Vlorës, Atird Hoxha ka reaguar ndaj planit të qeverisë për të vendosur pagesë në tunelin e Llogorasë.
Qytetarët do të detyrohen të paguajnë 10 euro për vetëm 5.9 kilometra, duke e bërë këtë segmentin më të shtrenjtë në rajon, sipas tij.
“Ky është një investim i financuar plotësisht nga taksat e shqiptarëve, ku janë vjedhur mbi 50 milionë euro, dhe tani qytetarët do të paguajnë sërish sa herë kalojnë aty.
Rama kërkon 10 € për 5.9 km, jo për një autostradë, por për një rrugë dytësore interurbane me probleme teknike.
Ky tunel nuk u ndërtua për qytetarët, por për klientët e pushtetit që çdo projekt e kthejnë në fabrikë parash për veten e tyre”, theksoi këshilltari demokrat.