Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sinkronizimin e listës së organizatave terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan Donald Trump. Vendimi synon përafrimin e politikës së jashtme dhe sigurisë së Kosovës me atë të SHBA-së.
Dekreti ka hyrë në fuqi menjëherë dhe kërkon që institucionet e sigurisë të zbatojnë masat e nevojshme. Osmani thekson që Kosova qëndron krah SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare.
“Kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri në botë. Kosova do të qëndrojë gjithmonë me Shtetet e Bashkuara në këtë vizion dhe në luftën kundër atyre që rrezikojnë sigurinë kombëtare, ” tha Vjosa Osmani.