Arsyeja pse fituam kaq thellë këtë herë, mendoj, ishte shumë e lidhur me zotimin e BE-së dhe thirrjes për të gjithë njerëzit të mblidheshin rreth flamurit për ta sjellë këtë flamur në BE.
Pak më parë isha në një sallë tjetër, në një bisedë tjetër dhe dikush nga Sllovenia më tha që ‘’po ecni shumë mirë po kujdes nga ajo që dëshironi sepse ne jemi në BE dhe nuk është se po ecën fort mirë për ne’’. Unë iu përgjigja: “dëgjo, jeni në një pozitë kaq të mirë në Slloveni, që nëse shohim të gjithë listën e gjërave që ju keni dhe ne duam t’i kemi, është e jashtëzakonshme, por ka një gjë në listë, ku në fakt, ju mundim, është optimizmi.
Ju jeni shumë të depresionuar këtu, sepse është kaq e përsosur, kaq bukur dhe keni frikë që po të dalë ndonjë që të prekë diçka, do të bëjë dëm, ndërkohë që në Shqipëri ka kaq shumë gjëra që na duhet të vazhdojmë t’i përmirësojmë e t’i përshtatshim saqë është pyetja tashmë e dytë për atë që ju bëtë, për atë që po ndodh në Kinë dhe këtu vjen pjesa që nuk ka të bëjë me negociatat tona por ka të bëjë me mua si europian, si europian i lirë.
Unë mendoj që Europa duhet të ishte atje. Unë mendoj që Evropa duhet të jetë kudo ku bota takohet dhe nuk është vetëm Europa por i gjithë perëndimi kolektiv deri ca kohë më parë, para se të ndodhte ndryshimi në Amerikë, pra duhet të heqë dorë t’u imponojë të tjerëve mënyrën e vet të jetesës. Ajo çfarë duhet të bëjmë, është të mbrojmë mënyrën tonë të jetesës nga të tjerët, por pa përzgjedhur miqtë apo ata me të cilët duam të flasim, bazuar në mënyrën e tyre të jetesës sepse meqë ra fjala, unë përfaqësoj një vend që qëndron plotësisht krah Ukrainës dhe mendoj, vendi i vetëm në Europë që qysh prej rënies se Murit të Berlinit, nuk ka bërë asnjë vizitë në Rusi apo të ketë patur ndonjë të ftuar nga Rusia. Askush nuk mund të thotë që ka ndonjë lloj paqartësie ,por besoj që Evropa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë më pas në anën tjetër të oqeanit me Planin e Paqes. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.
Sigurisht qe duhet të mbrohemi, sigurisht që duhet të përmirësojmë mbrojtjen, sigurisht që nuk duhet të mbështetemi tek të tjerët. Por si i bëhet që nuk kemi ende një plan? Për çfarë po presim? Presim lëvizjen tjetër? Kështu që Viktor Orban është një figurë mjaft e diskutueshme, një mik mjaft i mirë, e çmoj shumë Antonion, çmoj shumë Viktorin, çmoj shumë zotërinjtë këtu dhe nuk e mbështes vlerësimin tim mbi masën sa bie dakord me dikë ose jo, por sa thellë shkon biseda dhe kur përmendi armëpushimin pak kohë më parë, u trajtua si murtajë, si mbetje biologjike, por ndërkohë që dikush tjetër, nga ana tjetër e oqeanit përmend armëpushimin, atëherë Europa zbulon që paska dhe një armëpushim, por është shumë vonë. Pra askush nuk do të vijë prapa. Çfarë presim ne tani? Presim që dikush të gjejë diçka tjetër dhe pastaj ta gjejmë veten përpara faktit të kryer dhe të izolohemi dhe më tej nga të tjerët?
Për ta përmbyllur, një mik shumë i dashur i të gjithëve ne nga tjetër vend jashtë Europës, në Lindjen e Mesme, më pyeti; “a keni numëruar sa miq kishit para luftës dhe sa keni tani ndërkohë që lufta vazhdon”? dhe kjo është një pyetje që duhet t’ia bëjmë vetes sepse nuk kemi asnjë arsye për të mos qenë proaktivë në të gjitha forcat që ekzistojnë dhe që të mos kemi siç tha dhe Antonio, marrëveshjet tona, komunikimet tona dhe kur bëhet fjalë për zgjerimin, çfarë zgjerimi është që të marrësh Malin e Zi? Edhe po ta marrë Shqipëria, nuk është zgjerim, është nga shumë e vogël, në i vogël. Çfarë zgjerimi është që ta bësh Shqipërinë pjesë? Ç ‘zgjerim është ky?
Nëqoftëse BE zgjerohet me ne, bëhet më e fortë, bëhet më kompakte. Pse? Sepse nuk lë një pjesë të organizmit të vet hapur, që të hyjnë mikrobet, viruset, infeksionet e kështu me radhë dhe ky është kyçi. Nëqoftëse nesër gjërat shkojnë në një drejtim tjetër, kjo do të jetë një plagë e hapur në zemër të Europës, ndërkohë që nëqoftëse jemi brenda, jemi thjeshtë duke mbyllur një hapësirë, një hapësirë shumë e vogël që mund të bëhet një problem i madh.
Jemi i vetmi realitet, besoj, në historinë e gjeografisë, – po flas gjatë si italianët, – jemi i vetmi realitet në historinë e gjeografisë që kemi dy kufij, Bashkimi Europian ka dy kufij, një kufi të jashtëm si çdo kush tjetër dhe një kufi të brendshëm dhe brenda këtij kufirit të brendshëm jemi unë edhe ai. Tani, ç ‘zgjerim është ky? Mbylleni këtë kufi të brendshëm. Treg i përbashkët, pra hyrja jonë, po bëni sikur hyrja jonë në tregun e përbashkët do të ishte Kina apo dikush tjetër që kërcënon Europën, ndërkohë që përveç të tjerave sjellim edhe argëtim, optimizëm, rini, dëshirë për jetë, e dëshira për martesa.
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Panelin e liderëve të Forumit strategjik të Bledit









