Pasditen e sotme një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen nr.10 në Korçë. Detaje të reja janë zbuluar nga kjo ngjarje.
I moshuari Niko Kita, kishte 2 vajza, njëra jetonte në Amerikë dhe tjetra në Itali. Ai jetonte i vetëm, ndërsa bashkëshortja jetonte me vajzën në Itali.
Fqinjët jashtë kamerave janë shprehur se dita e djeshme rreth orës 10 të paradites ka qenë hera e fundit kur kanë parë 70-vjeçarin.
Ndërkohë policia dyshon se ai ka humbur jetën disa ditë më parë.