Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua ushtarëve duke thënë se ajo që filloi në Gaza duhet të përfundojë në Gaza, ndërsa operacioni izraelit përshkallëzohet.
“Dua t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë për ju, ushtarët e IDF-së, rezervistët dhe familjet tuaja. E di që keni paguar një çmim të lartë – në punë, në studime dhe në shtëpi. Ne po veprojmë për të mposhtur Hamasin, por gjatë rrugës kemi arritur mrekulli së bashku sepse e thyem boshtin iranian në Gaza, në Liban me Hezbollahun, me regjimin e Asadit që u shemb, me vetë Iranin që na kërcënoi me kërcënime ekzistenciale të cilat i larguam së bashku, dhe tani edhe kundër Huthëve”, tha Netanyahu.