Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Në takim ata kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend. Vjosa dhe Rohde kanë folur edhe për procesin e konstituimit të institucionet.
Osmani ka thënë se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
Gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me Gjermaninë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet dy shteteve.
Osmani ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për ta thelluar këtë partneritet dhe për të mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.