Presidenti francez, Emmanuel Macron do të mirëpresë homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ata do të takohen nesër në mbrëmje në Pallatin Élysée.
Lajmin e bëri të ditur Presidenca franceze, duke specifikuar se të dy krerët e shteteve do të diskutojnë situatën në Ukrainë dhe arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.