Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së sotme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu.
Në disa zona, reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra.
Megjithatë, pas orëve të pasdites pritet përmirësim i motit në pjesën më të madhe të territorit, përveç zonave malore lindore ku do të vijojnë reshjet e dobëta.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me intensitet mesatar, por më e ndjeshme në zonat bregdetare dhe luginore.