Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar i zhgënjyer kundër rendit të ri të shpallur nga Kina dhe Rusia. Trump përmes Truth Social u dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë homologëve Xi Jinping, Vladimir Putin dhe kim Jong të Koresë së Veriut, në formën e një paralajmërimi.
“Pyetja e madhe që duhet të marrë përgjigje është nëse presidenti Xi Jinping i Kinës e di apo jo mbështetjen e madhe dhe gjakun e derdhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kinën, që ta ndihmonte në arritjen e lirisë nga çdo pushtues armiqësor i huaj.
Shumë amerikanë kanë vdekur në rrugëtimin e Kinës për fitore dhe madhështi. Shpresoj që të rënët të nderohen dhe të përkujtohen për guximin dhe sakrificën! Uroj që Presidenti Shi dhe njerëzit e mrekullueshëm të Kinës të kenë një ditë plotë me celebrime.
Ju lutem jepini Vladimir Putinit dhe Kim Jong un përgëzimet e mia më të ngrohta, ndërsa ju komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Trump.








