-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja si përgjigjet Rama

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës në emisionin “Opinion” është pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme pas arrestimit të Veliajt.

“Nuk e di këtë do ta shohim në vijim, nuk e di. Nuk e di. Unë kam kërkuar që të shikojë një sërë opinionesh për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo gjë”, tha Rama.

Kryeministri tha se kryetarët e bashkive janë të PS dhe se ishte detyrë e tij për t’u treguar se nuk po bëjnë punën që janë votuar nga qytetarët.

“Në pushtetin lokal e kemi në mos gaboj në 50 e ca bashki… Janë kryetar bashkie të PS ata. Nuk ka pavarësisht, është varësisht. Nuk ka pavarësisht kur gjërat vijnë në pikën që drejtorët e bashkive dhe jo vetëm drejtorët e bashkive, por edhe drejtorët e qeverisë në bashki bëhen problemi kryesor për sytë e atyre që na kanë votuar…

Kur kryetari i bashkisë nuk e zgjidh atëherë ne, PS që i kemi dhënë atij kryetari besimin dhe unë patjetër që si një njeri që i kam borxh Vlorës dhe Durrësit që më kanë dhënë voton pasivisht dhe sa të jem në politik do të jem edhe deputeti i Vlorës dhe i Durrësit.

Unë nuk shkarkoj, shkarkimet i bëjnë ata, por unë kam detyrimin që t’u them e dëgjoni çfarë thotë populli. Unë u them që këtyre njerëzve duhet të largohen, duhet t’u kërkohet dorëheqja. Dhe duhet të hapet gara, siç ndodhi në Vlorë, që të gjithë ata që duhet të kontribuojnë të bëjnë përpjekjen e tyre”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit