Lajm i trishtë. 35-vjeçari Kreshnik Barjami, baba i tre fëmijëve që u përplas 10 ditë më parë me makinë nga një 17-vjeçar pranë Shkollës së Muzikës në Fier ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e rënda që ai kishte marrë gjatë përplasjes me një mjetin ‘Land Rover’ rezultuan fatale për të.
Kreshnik Barjami po kalonte rrugën në lagjen “Liri Gero” në Fier, kur u përplas nga makina, e drejtuar nga adoleshenti që nuk kishte patentë dhe po e drejtonte në mënyrë të parregullt.