Rrjeti i kontrabandës së karburantit që e ashtuquajtura FBI greke shkatërroi në shumë zona të vendit dhe gjeneroi fitime prej mbi 3 milionë eurosh.
Anëtarët e rrjetit të kontrabandës së karburantit, nëpërmjet kombinimit të çelësave dhe fjalëkalimit, shfaqnin një menu të fshehur opsionesh të cilat kishin aftësinë të ndërhynin në sistemin e ligjshëm të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit.
Një program tjetër që ata përdorën ishte kryerja e ndërhyrjeve në pompat e karburantit, ku përdoruesi ishte në gjendje të zgjidhte pompën e ndërhyrjes, pa u regjistruar litrat e karburantit nga sistemi i hyrjes-daljes.
Udhëheqësit dyshohet se ishin një shqiptar dhe një burrë 50-vjeçar nga Trikala. Të dy ishin aktivë në Atikë, Trikala dhe Selanik, duke pasur kontakte me njerëz në Rumani, Poloni, Bullgari dhe Shqipëri.