Papa Leo XIV priti sot në takim presidentin izraelit Isaac Herzog. Papa bëri thirrje për një armëpushim të përhershëm në enklavën palestineze, njoftoi Vatikani.
“U shpreh shpresa për një rifillim të menjëhershëm të negociatave…me qëllim që të sigurohet lirimi i të gjithë pengjeve, të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm, të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare në zonat më të prekura dhe të sigurohet respektimi i plotë i ligjit humanitar”, thuhet në deklaratë.
Ndërsa presidenti izraelit me anë të një postimi në platformën X ka falenderuar Papën për pritjen në Vatikan.
“Udhëheqësit fetarë dhe të gjithë ata që zgjedhin rrugën e paqes duhet të qëndrojnë të bashkuar në thirrjen për lirimin e menjëhershëm të pengjeve si një hap i parë dhe i nevojshëm drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë rajonin”, tha presidenti izraelit.