Albion Marku është afrimi i radhës te Partizani. 24-vjeçari thuhet se ka firmosur kontratë për një sezon, me mundësi rinovimi edhe për një vit shtesë.
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Albion Markut. Mbrojtësi 24-vjeçar pjesë e Partizanit në sezonin 2021-2022, pas eksperiencës sezonin e kaluar te ETO FC Gyor në Hungari rikthehet në Shqipëri për të riveshur fanellën e kuqe.
Marku ka firmosur një kontratë 1+1 me Partizanin dhe nga sot do ti bashkohet skuadrës në seancën stërvitore”, shkruhet në njoftimin e klubit.








