Kreu i NATO-s, Mark Rutte ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se duhet të jenë shumë më të përgatitura ushtarakisht. Rutte tha se Kina po ndërton ushtrinë e saj me një shpejtësi marramendëse, gati 200 herë më shpejt se SHBA-të.
Ai tha se Kina, në veçanti, po ndërton anije të pajisura me armë të sofistikuara shumë më shpejt se SHBA-të dhe aleatët e saj perëndimorë, gjë që e ka alarmuar atë.
“Kur bëhet fjalë për ndërtimin e anijeve dhe marinën tonë dhe në veçanti për Marinën e SHBA-ve jam vërtet shumë i shqetësuar. Kina tani ka më shumë anije në det sesa SHBA-të, dhe ndërtimi i anijeve në SHBA nuk është në një nivel që mund të arrijë dot atë që po bën Kina për momentin”, tha Rutte.








