Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky me anë të një postimi në platformën X ka zbuluar për bisedën telefonike që ka zhvilluar me Donald Trump. Zelensky thotë se kanë biseduar për situatën drejt paqes.
“Folëm se si ta shtyjmë situatën drejt paqes së vërtetë. Diskutuam disa mundësi, dhe më e rëndësishmja është presioni, duke përdorur masa të forta, veçanërisht ato ekonomike, për të detyruar përfundimin e luftës”, shkraun Zelensky.
Ai thotë se kanë biseduar edhe për mbrojtjen nga sulmet ruse.
“Ukraina ka propozuar një format për mbrojtjen e qiejve tanë që Shtetet e Bashkuara do të duhet ta vlerësojnë”, theksoi Zelensky.