-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia e Tiranës shpërndan çanta dhe mjete shkollore falas për fëmijët në nevojë

Kryesoret

Ditën e sotme bashkia e Tiranës ka shpërndarë çanta dhe mjete shkollore për fëmijët në nevojë në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

Nënkryetari i bashkisë, Blendi Sulaj u shpreh se bashkia Tiranë do të ndihmojë fëmijët që gjërat bazike të mos u mungojnë. Ai nënvizoi se janë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla, si dhe policia rrugore do të jetë në gatimshëri dhe në ndihmë.

“Shkolla është ndër hapat e para më të rëndësishme të fillimit tuaj dhe Bashkia e Tiranës jo vetëm këtu, por në çdo qendër tjetër sociale do ju ndihmojë, që të paktën të bëjmë të mundur që gjërat bazike apo gjërat kryesore të mos ju mungojnë asnjëherë.

Do jemi në ndihmën tuaj, në krahun tuaj dhe gjithmonë dijeni që Bashkinë e Tiranës e keni mbështetjen tuaj, të gjithë familjeve, të gjithë fëmijëve. Për fillimin e vitit të ri shkollor kemi marrë të gjithë masat, si me Policinë Bashkiake, si me ndërmarrjet të paktën që në të gjithë shkollat të mos ketë zënie të hapësirave, të mos ketë probleme me hyrjet e daljet.

Policia Bashkiake do asistojë të gjithë nxënësit në daljen e hyrjen pas mbarimit të shkollës dhe unë dua t’ju falënderoj, sepse na e bëni ditën më të bukur dhe unë edhe si banor i kësaj zone, do jem gjithmonë në mbështetje tuaj, të fëmijëve, të të gjithë kërkesave që ju do keni. Bashkia e Tiranës do jetë me ju, me fëmijët, sepse siç thashë fëmijët janë dielli i gjithë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”, u shpreh nënkryetari Sulaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit