Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjete sociale ka përkujtuar ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Berisha vlerëson Nënë Terezën për shpirtin e madh dhe virtytete, si dhe për frymëzimin për çdo qytetar.
“Sot dita e shenjtërimit Nënë Terezës, nobelistes shqiptare që me virtutin e shpirtit të saj të madh i dha nder çdo shqiptari, por dhe çdo njeriu të civilizuar dhe që frymëzon me shembullin e saj njeriun, virtutet e tij më të larta!”, shkruan Berisha.