Policia ka arrestuar katër turistë francezë, pasi akuzohen për dsa vjedhje të kryera në zonat e Ksamilit dhe Sarandës.
Tre turistët P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë më datë 04 shtator në një lokal në lagjen nr. 3 kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit ‘gomone’.
Ndërsa turisti i katër 27 vjeç kishte dhjedhur në një lokal aparatin celular të një personi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e sendeve të vjedhura.