-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikimi i dosjes së McGonigal, Bardhi: Të hënën do t’i dorëzoj SPAK të dhënat e reja të bëra publike

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të dosjes së McGonigal. Bardhi paralajmëron se të hënë do ti dorëzojë SPAK-ut dokumentet e reja të bëra publike në SHBA.

Ai thotë që shpreson që këtë herë SPAK nuk do ta ndalojë me vendim publimin e informacionit. Bardhi nënvizon se qytetarët kanë të drejtë të kenë transparencë të plotë mbi këtë hetim dhe ecurinë e tij.

“Publikimi i dosjes me të dhëna të reja për aferën Rama-McGonigal nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, është më së shumti një këmbanë alarmi për Prokurorinë e Posaçme se kjo çështje nuk do mund të lihet kurrë në harresë.

Si kallëzues i kësaj afere në SPAK, të hënën do t’i paraqes zyrtarisht prokurorëve të posaçëm të dhënat e reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, me shpresën se ky zhvillim i ri atje do të heq pluhurin nga dosja penale në Shqipëri.

Gjithashtu, në përputhje me të drejtat që më njeh ligji procedural penal, do të rikërkoj informacion mbi hetimin e kësaj çështje dhe veprimeve hetimore që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe, duke shpresuar se këtë herë SPAK nuk do të më ndalojë me vendim publikimin e informacionit. Qytetarët kanë të drejtë të kenë transparencë të plotë mbi këtë hetim dhe ecurinë e tij. Askush nuk mund të trajtohet si i paprekshëm dhe mbi ligjin.”, shprehet Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit