Një sulm me thikë ka ndodhur në një park të një kolegji në Essen të Gjermanisë.
Sipas gazetës gjermane BILD, një nxënës sulmoi një mësues me thikë në parkun e kolegjit në lagjen Nordviertel të Essenit ( North Rhine-Westphalia ).
Mësuesi ka marrë plag në stomak dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale urgjente në spitalin urniversitar.
BILD raporton se sulmuesi është një 18-vjeçar shqiptar i Kosovës dhe është nxënës në shkollë.