Policia ka arrestuar një 67-vjeçare nga Belshi dhe ka shpallur në kërkim djalin e saj 36 vjeç.
Zybejte Uruci dhe djali i saj Lodian Uruci bashkëpunonin për të kryer vjedhjet, duke përzgjedhur objektivat dhe duke vepruar kryesisht natën në Përmet dhe Memaliaj. Ata përdornin mjete të thjeshta si kaçavidë dhe leva për të depërtuar në ambiente banimi, lokale apo objekte kulti.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet që dyshohet se përdorej për lëvizjet gjatë vjedhjeve; 1 celular; vegla pune të përdorura për depërtimin (levë dhe kaçavidë).
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.