Një moment humaniteti i kapur nga fotoreporteri Thanassis Stavrakis u përfshi nga BBC-ja në listën e 12 fotografive më të fuqishme të vitit 2025.
Në këtë imazh, një burrë shqiptar transporton me motor një dele për t’i shpëtuar nga flakët e zjarreve në Patra, Greqi.
Fotografia, e mbuluar nga tymi dhe flakët, u bë simbol i guximit dhe dhembshurisë në një situatë kritike.
BBC-ja e ka krahasuar këtë pamje me imazhet e lashta të “Bariut të Mirë”, duke theksuar heroizmin e heshtur dhe përkujdesjen ndaj të pafajshmëve.