-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bilanca e muajit gusht 2025/ Policia e Shtetit: 90 operacione, u sekuestruan 26,5 mln €

Kryesoret

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e punës për muajin gusht 2025, duke evidentuar qindra operacione, dhjetëra arrestime, sekuestrime droge, armësh dhe pasurish me vlerë miliona eurosh.

Gjatë gushtit janë finalizuar 90 operacione policore, ku janë arrestuar 664 persona, mes tyre 61 në kërkim.

Policia ka asgjësuar 23 mijë bimë dhe fidanë kanabisi, ka sekuestruar 340 kg cannabis, 2 kg kokainë dhe qindra doza droge. Gjithashtu janë sekuestruar 35 armë zjarri, 8 armë gjahu, 3 granata dhe dhjetëra armë të ftohta.

Policia ka sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të ardhurave të paligjshme me një vlerë prej 26.5 milionë euro, si dhe mbi 6.2 milionë euro cash.

Gjithashtu ka zbardhur 10 ngjarje kriminale të rënda dhe ka parandaluar 6 tentativa për krime me armë, si dhe 9 konflikte që rrezikonin të përshkallëzoheshin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit