Policia e Durrësit ka arrestuar 33-vjeçarin Enea Zeqiri. Ai kishte mbajtur peng me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Gjatë arrestimit, policia i gjeti në banesë një armë zjarrii pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.