Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1.292-të dhe Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm të fuqishëm ndaj Kievit, duke lëshuar 800 dronë dhe 13 raketa, mes tyre edhe ndaj godinës së qeverisë.
Nëntëmbëdhjetë godina janë dëmtuar dhe tre persona kanë humbur jetën, përfshirë një nënë dhe foshnjën e saj 2 muajshe, të cilët u gjetën nën rrënojat e një ndërtese banimi.
Pas sulmit ka reaguar Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila deklaroi se “Rusia duket më e interesuar të shtojë egërsinë e sulmeve të saj, sesa të ndjekë një rrugë negociatash për paqe”. Ajo theksoi se Italia qëndron pranë popullit ukrainas.
Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez Emmanuel Macron, për të koordinuar qëndrimet dhe për të garantuar një përgjigje të bashkërenduar ndërkombëtare.