Rusia ka sulmuar gjatë natës Kievin duke i vënë flakën dhjetëra ndërtesave, përfshirë edhe selinë e qeverisë. Si pasojë janë plagosur 18 persona dhe kanë humbur jetën tre persona mes tyre edhe një foshnje.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se një zjarr shpërtheu në ndërtesën qeveritare në qendër të qytetit pas sulmit, i cili filloi me dronë që binin poshtë, të ndjekur nga sulme me raketa.
Ai tha se sulmet me dronë vranë foshnjën dhe një grua të re, ndërsa një grua shtatzënë ishte midis pesë të plagosurve të shtruar në spital.
Ndërsa zyrtarët e emergjencës shtetërore thanë se një zjarr shpërtheu në dy nga katër katet e një ndërtese banimi në lagjen e goditur nga sulmi me dron, me strukturën e saj të shkatërruar pjesërisht.