Mbrëmjen e sotme një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Krumë-Golaj. Dy makina janë përplasur dhe si pasojë ka ndërruar jetë një 60-vjeçar me inicialet N.S.
Drejtuesi i automjetit N. L., dhe pasagjeri Z. N., janë plagosurit dhe janë dërguar me autoambulancë drejt Spitalit të Kukësit.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.









