-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori Gonzato: Shqipëria i takon BE-së, ky është momenti i vërtetë për të rinjtë

Kryesoret

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi sot se Shqipëria është në zemër të procesit të anëtarësimit në BE dhe se ky është një moment real dhe i padiktuar nga faktorë të tjerë.

Gjatë konferencës diplomatike “Diplo 2025”, ai theksoi se Shqipëria ka avantazhe të dukshme në demokraci dhe rritje ekonomike, si dhe kontribuon në forcimin e politikës së jashtme të BE-së.

Gonzato u bëri thirrje të rinjve shqiptarë, të cilët janë më të krijueshëm dhe të aftë, për të kontribuar në përmbushjen e synimit të Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE-së.

Sipas tij, ky moment është një mundësi e jashtëzakonshme për Bashkimin Evropian, që duhet të bëjë të pamundurën për t’u siguruar që vlerat e përbashkëta të mbahen dhe zhvillohen.

“Ecuria ka qenë fantastike dhe Shqipëria do bëhet pjesë e BE-së. Mendoj që ne do  i mbyllim të gjithë grup-kapituj sivjet. Ka ngurrim e ankth në disa shtete të BE-së që shohin se krimi i organizuar po destabilizon jetët e tyre. Shqipëria po godet këto rrjete kriminale ndërkombëtare dhe ky është një sinjal i qartë dhe i fortë që kemi të bëjmë me një Shqipëri të re”, cilësoi Gonzato.

“Një sfidë tjetër që unë shoh, është theksi gjithnjë e më i madh te puna e bërë. Nuk mjafton që ti të miratosh vetëm ligje, duhet të tregosh që këto ligje janë vënë në zbatim në mënyrë të saktë. Duhet një administratë publike profesionale, me njerëz që punojnë dhe rriten në karrierë në bazë të meritokracisë. Por, zbatimi varet dhe nga aktorë të tjerë”, pohoi Gonzato.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit