Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se çështja McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror. Ai tha se kanë prova që do ia dorëzojnë SPAK-ut.
“Mediat më të mëdha botërore janë kthyer përsëri këto ditë me tituj nga më të rëndët, nga më goditësit për mikun që e bënte krenar Edi Ramën me miqësinë e tij, Charles McGonigal. Tashmë lidhjet e tij, së bashku me Dorian Duçkën e Edi Ramën, si agjent i paregjistruar kinez, i cili dekonspironte operacionet e vendit të tij kundër sipërmarrjes së organeve të zbulimit të Kinës dhe pagesat e këshilltarit të Edi Ramës, Dorian Duçka.
Me një fjalë, Edi Rama i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdhatë e kohës. Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, i cili për pjesën e botuar, se ka edhe pjesën e redaktuar dhe për atë nuk mund të flasim, por për pjesën e botuar, është orientuar kryesisht drejt profilit të veprimtarisë së tij me konglomeratin energjetik kinez dhe fondacionin e këtij konglomerati, Dorian Duçkën e Edi Ramës”, tha Berisha.