Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga në ishullin Tinos të Greqisë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij 4-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur pranë portit të jashtëm të ishullit dhe është zbuluar nga autoritetet vendase, të cilat kanë nisur menjëherë hetimet.
Nuk është bërë ende e ditur gjendja shëndetësore e fëmijës apo rrethanat e sakta të incidentit.