Një sërë sulmesh ajrore kanë goditur Libanin. Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se shtatë sulme ajrore goditën rajonin lindor të Hermelit.
Ndërsa ushtria izraelite tha se ka goditur një sërë “caqesh që i përkasin organizatës terroriste Hezbollah” në Luginën Beka, përfshirë atë që i përshkroi si kampe stërvitore që përdoren nga forca elitare e grupit, Radvan.









