Një sulm me armë zjarri ka tronditur stacionin e autobusëve në Jerusalem, ku të paktën katër persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Drejtori i MDA-së, Eli Bin, njoftoi për bilancin e viktimave dhe të plagosurve. Policia izraelite ka njoftuar se dy autorët e sulmit u neutralizuan në vendin e ngjarjes dhe po zhvillohet një hetim për incidentin.
Nuk është e qartë nëse viktimat përfshijnë edhe autorët e sulmit, të cilët u vranë në vend.
Sipas burimeve të mediave izraelite, autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një sulm terrorist dhe hetimi vazhdon.