Ditën e sotme një sulm me armë ka ndodhur në një stacion autobusi në veri të Jerusalemit. Disa sulmues hapën zjarr dhe si pasojë u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 12 të tjerë.
Policia e Izraelit tha se sulmuesit qëlluan në drejtim të njerëzve që po prisnin në stacionin e autobusit. Një ushtar izraelit dhe një civil që ndodheshin në vendngjarje qëlluan dhe i vranë sulmuesit, tha policia.
Ndërsa në vendngjarje shkuan ekipet emergjente për të ndihmuar të plagosurit që ndodheshin në trotuarin pranë stacionit të autobusit.









