Anija luftarake amerikane Uss Mount Whitney ka bërë ndalesën e parë në Porto Romano.
Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se e mirëpret këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe hap të radhës në partneritetin mes dy vendeve.
“Mirë se vjen në Shqipëri, Uss Mount Whitney! Kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano.
Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”, thuhet në deklaratë.









