Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i kërkuar që të ndërmerren hapa drejt paqes.
“I tha se dëshiron paqe, dhe shpejt”, bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Trump ka kontaktuar gjithashtu edhe me kryeministrin e Katarit, njoftoi Leavitt.
Pesë anëtarë të delegacionit negociator të Hamasit u shënjestruan: Jihad Lubed, drejtor i zyrës së Khalil al-Hiya; Hamam Khalil al-Hiya, djali i Khalil al-Hiya; Abdullah Abd al-Wahed; Muamen Hasuna; dhe Ahmad Abd al-Malek.









