-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi: Duhet vendosur shpejt për zgjerimin e votimit elektronik

Kryesoret

Kreu i KQZ-së Celibashi tha sot se politika duhet të marrë një vendim të shpejtë për zgjerimin e votimit elektronik në Shqipëri, pasi ky proces kërkon shumë kohë për t’u ngritur.

Ai theksoi se numërimi i votave duhet të rishikohet dhe se rikthimi i numërimit në qendrat e votimit do të ishte më profesional, edhe pse kërkon përgatitje të mirë.

Celibashi sugjeroi gjithashtu që shqyrtimi i ankimimeve zgjedhore të kalojë nga Kolegji Zgjedhor te një gjykatë administrative ose Gjykata e Lartë, si dhe kërkoi rishikim të rregullave për votimin nga diaspora.

“Do duhet që politika shqiptare të vendosë shpejt në lidhje me këtë çështje. Nëse do të diskutohet për të zgjeruar votimin elektronik, ky votim të merret sa më shpejt, se nëse zgjerimi i tij do të përfshijë të gjithë njësitë e qeverisjes së vendit, kohë që nuk duhet për ta arritur këtë proces, nuk mund të jetë 1, 2, 3, 4 muaj. Numërimi ngelet çështje që duhet të rikonsiderohet. Do të vazhdojmë kështu si kemi këtë proces, do të vazhdojmë të numërojmë në mënyrë të përqëndruar, apo numërimi në qendrat e votimit. Personalisht mendoj që ka ardhur koha t’i rikthehemi numërimit në qendrat e votimit, por duhet të marrim parasysh disa elememte logjistike, organizative dhe infrastrukturore për këtë model. Kështu si është organizuar ky proces, është jo profesional. Zgjedhjet e fundit treguan që ka probleme që lidhen me transparencën, saktësinë. Do duhet të konsiderojmë rregullat që kanë të bëjnë me ankimimet zgjedhore. Personalisht mendoj që në instancë gjyqësore do duhet të mos jetë më Kolegji Zgjedhor që shqyrton ankimimet zgjedhore, mund të jetë një gjykatë administrative e zakonshme, apo Gjykata e Lartë. Ka nevojë për t’u parë edhe organizimi dhe funksionimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nëse do të vazhdojë kështu, do duhet të konsiderohen kompetencat e 3 trupave të KQZ”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit