Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se do të pranojë notën që do t’i japë misioni i OSBE-së për zgjedhjet e 11 majit.
Ai pranoi se ka problematika, sidomos për faktin që opozita nuk i njeh rezultatet, por theksoi se këto zgjedhje janë një hap i rëndësishëm për Shqipërinë si vend kandidat për në BE.
“Unë kam thënë që zgjedhjet për mua do të kenë dhe kanë atë vklerësim që do të bëjë misioni i OSBE. Raporti i tyre përfundimtar nuk ka dalë dhe do të pranoj çfarë note do të vendosin ata për këto zgjedhje. Përtej kësaj, mendoj se ky process zgjedhor, edhe pse qartësisht opozita ka thënë se nuk i njeh dhe ky është një problem dhe të bën të mendosh se këto zgjedhje nuk kanë shkuar aq mirë se nuk ka mundësi që opozita të shkojë deri në një qëndrim të tillë, por përtej cdo probloematike, mendoj se këto zgjedhje janë zgjedhje të cilat i bën një vend kandidat për në BE.”, tha ai.









