Barush Bregu 39 vjeç i shpallur në kërkim për mbështetje ndaj autorit të masakrës në Shkodër, është një emër i njohur për policinë.
Ai dyshohet si pjesë e një grupi kriminal dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ragip Gilës.
Sipas hetimeve, ai dhe një 17-vjeçar siguruan armët dhe mjetet për kryerjen e krimit.
Në një banesë që përdornin si bazë, u sekuestruan armë zjarri, municion, dronë dhe pajisje të tjera të dyshimta.









