Pas certifikimit të rezultateve të 11 majit, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi nevojën për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Ai u shpreh se partitë duhet të rishikojnë organizimin e komisioneve dhe rregullat për financimin.
“Përbërja partiake e komisioneve ka dështuar në garantimin e një administrimi profesional,” tha Celibashi.
Ai kërkoi gjithashtu qartësi ligjore për fushatat në rrjete sociale dhe rolin e institucioneve publike para zgjedhjeve.
“Duhet të përcaktojmë kufijtë ndërmjet detyrimit ligjor dhe angazhimit politik gjatë fushatave,” përfundoi ai.









