Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme sigurie për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri–Letoni, që zhvillohet sot më 9 shtator 2025, në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
Do të sigurohet shoqërimi dhe mbrojtja e ekipeve, kontrolle të imtësishme në stadium dhe rreth tij, ndalim i sendeve të rrezikshme dhe përdorimi i pajisjeve anti-dron.
Nga ora 17:00 do të ketë kufizime trafiku në disa rrugë kryesore pranë stadiumit.
Policia paralajmëron ndëshkime për çdo veprim të dhunshëm apo të paligjshëm, dhe këshillon tifozët të mos shpërndajnë biletat e tyre në rrjetet sociale.
Hyrja në stadium do të nisë në orën 18:00.
/5pyetjet.al









