-sidi education-spot_img
27.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë e Tajlandës rikthen në burg ish-kryeministrin për dënimin e paplotësuar

Kryesoret

Gjykata më e lartë e Tajlandës ka urdhëruar që ish-kryeministri Thaksin Shinawatra të vuajë një vit burg, pasi u konstatua se ai kishte shërbyer në mënyrë të paligjshme një pjesë të dënimit të mëparshëm në një spital.

Rasti lidhet me një dënim për korrupsion gjatë mandatit të tij si kryeministër.

Thaksin, një figurë dominuese në politikën tajlandeze që nga viti 2001, u rrëzua nga pushteti në një grusht shteti ushtarak në vitin 2006 dhe jetoi për vite në mërgim, kryesisht në Dubai.

Pas rikthimit në Tajlandë në vitin 2023, ai u shpall fajtor dhe fillimisht u dënua me tetë vite burg, dënim që u reduktua në një vit pas faljes mbretërore.

Vajza e tij, Paetongtarn Shinawatra, e cila e shoqëroi atë në gjykatë, tha se ishte e shqetësuar për shëndetin e të atit, por theksoi se familja mbetet me “moral të lartë” dhe do të vazhdojë aktivitetin politik në opozitë. Ajo vetë u shkarkua së fundmi nga posti në partinë Pheu Thai, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit