Izraeli kreu një sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar. Ambasada amerikane në Doha ka lëshuar një urdhër për qytetarët amerikanë që jetojnë në Katar dhe që kërkojnë strehim.
Në njoftim ambasada amerikane i këshillon që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin përditësimet në rrjete sociale.
“Ka raportime për sulme me raketa në Doha. Ambasada e SHBA-së ka vendosur një urdhër kufizimi në ambientet e saj. Qytetarëve amerikanë u këshillohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të monitorojnë mediat sociale për përditësime”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu reagoi edhe kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu ku u shpreh se marrin përgjegjësi të plotë pas sulmit që u krye në Katar.
Izraeli sulmoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne, marrim përgjegjësi të plotë









